Momente paniku në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, futbollisti humbet ndjenjat në fushë!
Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka ndodhur në sfidën mes Orikut dhe Shkumbinit.
Një lojtar i skuadrës peqinase është përplasur me një kundërshtar gjatë një dueli mes tyre dhe kjo ka bërë që futbollisti të bjerë në tokë pa ndjenja. Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa më pas është dashur edhe ndihma e ambulancës.
Futbollisti është dërguar me urgjencë në spital, ku vazhdon të marrë mjekimin.