Për Alen Sherrin detyra nuk ka qenë e lehtë ditën e djeshme. Në “Unipol Domus” të Kaljarit, ishullorët prisnin Milanin ndërsa për shqiptarin bëhej fjalë për ndeshjen e parë historike në Serinë A italiane.
Duke parë kontekstin në të cilin ndodhej edhe gazetat më të njohura sportive italiane i kanë vendosur nota kaluese provës së Sherrit edhe pse nxorri nga rrjeta plot tri herë topin.
Gazetat italiane dhe notat
LA GAZZETTA DELLO SPORT – 6
CORRIERE DELLO SPORT – 5,5
TUTTOSPORT – 5,5.