Llapi nuk i kthehet fitoreve në elitën e futbollit të Kosovës.
Llapjanët barazuan me rezultat 1:1 me Prishtinën, në takimin e javës së 13-të që u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapi kaloi në epërsi në minutën e 32-të me golin e Ilir Blakçorit pas asistimit të Valmir Veliut.
Në pjesën e dytë Prishtina tregoi më shumë dhe në minutën e 90+2, Ardian Limani nga shtylla e dytë shënoi për 1:1 pas asistimit të Gallapenit.
Një barazim me peshë të madhe për djelmoshat e Prishtinës.
Prishtina është në vend të katërt me 21 pikë e Llapi në të shtatin me 16 sosh.