Drita e Gjilanit ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Ferizajt vendas.
Në një atmosferë të mirë në stadiumin prapa palestrës sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, Drita importoi tre pikë e rikthehet në krye të tabelës.
Futbollisti Betim Haxhimusa sapo futet në lojë, ka shënuar për 1:0 në minutën e 60-të.
Kjo epërsi nuk ka zgjatur shumë pasi që në minutën e 66-të Imamoviq e faulloi Arb Manajn e Dritës dhe gjyqtari pasi shikoi VAR-in, akordoi penallti.
Besnik Krasniqi i pagabueshëm nga penalltia, 1:1 në minutën e 68-të.
Pas katër minutave (71’) Bejtullahi realizoi me kokë për 1:2 në fabor të Dritës, duke lanë të shtagur portierin Marko Jovanovskin.
Në minutën e 79-të shtylla e majtë e shpëtoi Ferizajn.
Drita kryeson me 25 pikë e Ferizaj është në vend të nëntë me 14 pikë (e parafundit) pas javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.