Romelu Lukaku përjetoi një ferr të vërtetë me Romën

Futboll

Romelu Lukaku përjetoi një ferr të vërtetë me Romën

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 15:06
Romelu Lukaku

Në sezonin e kaluar, për herë të parë si kundërshtar, Romelu Lukaku u prit nga vërshëllima të jashtëzakonshme që në momentin kur autobusi i Romës ishte duke u futur në stadium.U largua nga Interi për herë të dytë.

Nëse e para ishte e justifikuar prej ofertës 100 milionë euro nga Çelsi, e dyta nuk iu fal nga tifozët zikaltër. Ishin të “armatosur” me bilbila dhe me aplikacionet e telefonave, ashtu si në kohën e Ronaldo Fenomenit që u transferua te Milani.

Lukaku nuk ia doli dot që të linte gjurmë në atë sfidë. Madje bëri një ndeshje fantazmë që e vulosi ai që ishte pasardhësi i tij, Markus Turam. Ishte ndeshje për t’u harruar edhe ajo e “Olimpicos” pavarësisht se përfundoi 2-4 për zikaltrit. Interi pësoi gol, pastaj e përmbysi.

Turam ishte sërish vendimtar dhe Zomer e turpëroi në duelin një kundër një.

Këtë herë Lukaku uron që të shkojë ndryshe, madje e uron edhe Antonio Konte që kërkon të shfrytëzojë faktin që ka qenë pushim në mesjavë. Çfarë do të ndodhë?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat