Dardan Vuthaj është drejt largimit nga Egnatia. Panorama Sport mëson se lojtari ka pasur përplasje me klubin rrogozhinas, për këtë qëndrimi i tij është në pikëpyetje.
Ditën e djeshme nuk ishte i grumbulluar ndaj Vllaznisë në sfidën e përfunduar 1:1.
Një sinjal ky për marrëdhënien aktuale mes palëve.
Në sfidat e mëparshme të Superiores këtë sezon, Vuthaj ka marrë minuta në çdo ndeshje. 29-vjeçari ka tundur rrjetën dy herë dhe ka asistuar një gol.
Dhe pse shihej si një mbështetje pas afrimit në verë, Vuthaj mund t’i ndajë rrugët me Egnatian.
Kujtojmë që kontrata e tij vlen deri në vitin 2026.