Udhëtimi i Arsenalit në “Stamford Bridge” do të rikthejë kujtime të bukura për Gabriel Martinelin.Në vizitën e tij të parë në Janar të vitit 2020, menjëherë pasi Mikel Arteta u ul në stolin e “Topçinjve”, ai tregoi potencialin e tij të madh me një gol fantastik në limitet e zonës, duke “u tallur” me Ngolo Kantenë. Martineli vazhdon të mbetet një lojtar i rëndësishëm për Arsenalin edhe me kalimin e viteve, duke punuar fuqishëm dhe me kokën ulur.
Megjithatë, kohët e fundit performancat e tij nuk kanë qenë ato që Mikel Arteta ka qenë në pritje të sulmuesit brazilian dhe ndaj Çelsit pritet një reagim sa më parë prej tij.
Arteta vjen nga tre ndeshje pa fitore në kampionatin anglez dhe ndaj Çelsit është një sfidë “jetë a vdekje”, prandaj dhe po kërkon zgjidhjen jo vetëm tek i gjithë ekipi, por edhe te emrat e përveçëm.
Mes tyre është padyshim Martineli, një nga lojtarët e tij të besuar që kërkon ta “ringjallë” për ta pasur si një armë plus. Martineli është “shpresa” që Arteta ka për të befasuar Çelsin.