Flamurtari ngec në Burrel, por nuk e humb kreun e Kategorisë së Parë. Besa mposht Valbonën dhe ngjitet në vendin e dytë!
Java e 12-të në Kategorinë e Parë është mbyllur me dy duelet e fundit.
Flamurtari u ndal nga Burreli në barazimin 1-1.
Të dy golat erdhën nga penalltitë të cilat u realizuan nga Ferruku dhe Marku.
Nga ana tjetër Besa mposhti Valbonën me shifrat 2-1.