Flamurtari barazoi në transfertën e Burrelit. Një barazim 1 me 1, që e mban në krye aktualisht ekipin vlonjat.
Pas ndeshjes foli Agostineli, traneri i Flamurtarit. Italiani deklaroi:
“Në radhë të parë komplimente çunave sepse bënë pjesë të dytë të mrekullueshme. Sot ishim të pafat me gjithato raste që patëm duhet ta fusnim topin në rrjetë. Morëm pikë në fushë shumë të vështirë dhe kjo qëndron, e rëndësishme që ekipi lufton, ka dëshirë dhe sulmon.
Ekipi kundërshtar pati vendosmëri të madhe dhe me egërsi. Pavarësisht rezultatit kjo është një nga ndeshjet më të mira për intensitetin dhe profilin e lojës. Më mungonin lojtarë dhe ato që i zëvendësuen e bënë mirë. Gjetë Vasilin që nga fillimi nuk e kemi patur.
Ne kemi një pikë më shumë, mendoj e drejtë kështu për sa kemi treguar. Ky është kampionat që do eci shumë me këto tre ekipe. Mendoj nëse jemi këto që jemi sot, do kemi sodisfaksion dhe në të ardhmen”, u shpreh Agostineli.