Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, ka theksuar se skuadra e tij ka bërë gjithçka për të marrë tre pikët ndaj Elbasanit në ndeshjen e kësaj jave në Superiore, që u mbyll në barazimin 1-1.
“Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy anët, ndeshje me intensitet të lartë. U treguam të aftë që të gjenim avantazhin, edhe portieri që priti penalltinë. Kishim raste për të shënuar, na mungoi shumë pak, ndaj edhe taktikisht ndeshja u luajt shumë mirë nga skuadrat, Bëmë çdo gjë për të fituar ndeshjen dhe duartrokitjet na nderojnë se do të thotë që kemi dhënë gjithçka.
Nuk është në filozofinë tonë të ruajmë rezultatin, ne luajmë gjithmonë për të fituar, duke shfrytëzuar rastet tona. Jemi ndeshur me një ekip të plagosur, djemtë u përgjigjën me të vërtetë mirë, sepse kanë shumë cilësi. Ndaj kur është paraqitja… Normalisht doja fitoren, por ndeshja u mbyll 1-1 dhe e pranojmë këtë rezultat, pa e harruar që jemi ekipi më i ri i kampionatit.
E përsërit që është në ADN-në tonë që në çdo ndeshje shkojmë për të fituar. Është normale që gjatë ndeshjes të ketë episode, në ato momente ndoshta u tërhoqëm. Ne u munduam me 2 sulmues e dy organizatorë, bëmë gjithçka për të fituar, sipas meje shkoi mirë.
Çfarë ka ndodhur para më intereson shumë pak, më intereson ajo që bëjmë gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve. Skuadra po tregon se ka cilësi karakteri. Ne zbresim në fushë gjithmonë për të bërë rezultat”, tha Moriero.