Roberto Bordin: Meritonim më shumë

Futboll

Roberto Bordin: Meritonim më shumë

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 16:59
Roberto Bordin

Elbasani merr 1 pikë në transfertën e vështirë të Laçit.

Verdheblutë barazuan 1:1 me kurbinasit, sfidë e vlefshme kjo për javën e 13-të të Superiores.

Pas këtij takimi Roberto Bordin. Ky i fundit ishte i kënaqur me lojën e skuadrën. Ndër të tjera zbuloi se çfarë ka four me Morieron para sfidës.

"Barazimi? Ne na intereson të bënim një ndeshje të mirë, pasi kemi disa ndeshje që nuk paraqitemi siç duhet.

Skuadra ka reaguar shumë mirë në këtë sfidë. Duke iu referuar dhe rasteve meritoni diçka më shumë. Ishte një fushë e vështirë, ekip i vështirë. Në bazë të lojës dhe me penalltinë kishim mundësi por nuk i shfrytëzuam.

Ne kemi situata që kemi zhvilluar edhe në stërvitje. Vendosëm të shkonin në një zonë më lart që mbrojtja të ishte më lart. Doja që të 5 lojtarët tanë të ishin gati dhe të mos kishte shumë distancë mes reparteve. Edhe në fazën e sulmit, sido që të ishte topi ne sot ishim më të qartë në topat e dytë.

Edon Hasani ka patur detyra për të luajtur mes linjave. Sa i kenaqur je me të? Edoni ka bërë një ndeshje shumë të mrië si në sulm si në tranzicion. Jam i kënaqur me të gjithë skuadrën që ka luajtur më mirë. Qose ishte një nga mesfushorët që duhet të qëndronte lart dhe Hasani duhet të vinte nga linja e dytë dhe krijoi disa raste.

Sa e vështirë ishte të përgatitje këtë sfidë pas disfatës me Dinamon? I siguritë që çunat reaguan shumë mirë pas ndeshjes së kaluar. Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë dhe kishim përballë një ekip të fortë dhe kjo ndeshje i shërben skuadrës dhe t’iu kthejë besimin që mund të sulmojnë.

Dy italianë kundër njëri – tjetrit. Çfarë bisedove me Morieron? Është një sekret. Më bëhet qefi që ka ardhur në Shqipëri se është një trajner i mirë. Folëm pak për situatën dhe ai ishte i gëzuar që ka ardhur këtu. Folëm pak për ekipet tona. Kam respekt maksimal për të”, ka përfunduar Bordin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat