Berat Gjimshiti u dëmtua mesditën e sotme në sfidën që Atalanta zhvilloi kundër Udineses.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u detyrua të linte fushën e lojës që në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 25-të.
Kjo pasi lideri i prapavijës e kishte të pamundur të vazhdonte lojën.
Kjo panikosi stafin e italianëve dhe atë të Kombëtares, pasi futbollisti tashmë rrezikon sfidat e këtij muaji që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë me 16 dhe Ukrainës më 19 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45.
Tashmë mediat italiane kanë zbuluar edhe gjendjen e shqiptarit. Sipas tyre bëhet me dije se mbrojtësi ka një ndrydhje të kyçit të këmbës së djathtë. Nuk dihet ende se cila do të jetë kohë e duhur për t’u rikuperuar dhe nëse do të mund të kontribuojë për Kombëtaren tonë.