Trajneri holandez, Ruud van Nistelrooy, e ka shënuar fitoren e fundit në krye të Manchester Unitedit. Të dielën në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Leagues, Unitedi e mposhti Leicester Cityn me rezultatin 3:0.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë. Ndërsa goli i tretë u realizua në pjesën e dytë.
Bruno Fernandes në minutën e 17-të realizoi për 1:0. Victor Kristiansen shënoi autogol në minutën e 38-të për rezultatin 2:0.
Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e shënoi Alejandro Garnacho në minutën e 82-të.
Nistelrooy u emërua trajneri i përkohshëm i Unitedit pas shkarkimit të Erik ten Hagut. Ruben Amorim do të jetë trajner i ri i Unitedit.
Unitedi ka 15 pikë dhe është në mesin e tabelës. Leicester City ka dhjetë pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.