​Manchester United fiton bindshëm, Ipswich arrin vetëm fitoren e parë në Premier Ligë

Futboll

​Manchester United fiton bindshëm, Ipswich arrin vetëm fitoren e parë në Premier Ligë

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Futbollistët e Manchester United shënuan fitoren e katërt në Premier Ligë sot si vendës kundër Leicester City me rezultat 3:0, teksa Ipswich siguroi në Londër fitoren e parë këtë sezon kundër Tottenham pas 11 xhirosh.

Manchester United në takimin e xhiros së 11-të ndaj Leicester erdhi në epërsi me golin e Bruno Fernandez në minutën e 17-të pas asistimit të Amad Diallo.

Epërsia e skuadrës vendëse u thellua me autogolin e Viktor Cristiansen në minutën e 38-të.

Golin e tretë dhe epilogun 3:0 e vendosi Alejandro Garnacho pas asistimit të Bruno Fernandez, tetë minuta para përfundimit të takimit,

Manchester United, i cili në këtë edicion garash nuk ndodhet në formën e tij më të mirë, renditet në pozitën e 13-të në tabelë me 15 pikë nga 11 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Leicester City renditet dy pozita më poshtë me gjithsej 10 pikë. Në tabelë prin Liverpool me 28 pikë.

Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme, Nottingham Forest humbi si vendës ndaj Newcastle United me rezultat 1:3, Ipswich Town befasoi Tottenhamin në udhëtim 2:1. Pas kësaj fitoreje Ipswich renditet në pozitën e 17-të me 8 pikë, ndërsa Tottenham mbetet në pozitën e 9-të me 16 pikë.

Derbi i madh i xhiros së 11-të zhvillohet sot nga ora 17:30 ndërmjet Chelsea dhe Arsenalit, të cilat renditen me pikë të njëjta në tabelë – 18, në pozitat pesë dhe gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat