Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, po vazhdon me formë të lartë në elitën e futbollit bullgar me fanellën e CSKA Sofias.
Bytyqi doli sërish në skenë për skuadrën e tij, kësaj radhe ndaj Krumovgradit, kundërshtar me të cilin barazuan 2-2 në kuadër të javës së 15-të.
28-vjeçari pas golit të shënuar dy javë më parë ndaj Lokomotiv Plovdiv, tanimë ka asistuar për bashkëlojtarët.
CSKA Sofia luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Krumovgradit, aty ku Bytyqy asistoi tek goli i dytë i ekipit të tij i cili u shënua në minutën e 58-të.
Në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani këtë sezon, Bytyqi ka një gol të shënuar dhe një asistim.
Vlen të përmendet se në këtë takim u paraqit edhe Lumbardh Dellova, i cili luajti për 90 minuta.