Ledjo Tresa ishte ndër lojtarët që spikati në ndeshjen mes Laçit dhe Elbasanit, që përfundoi barazim 1-1.
Lojtari i Laçit u prononcua pas ndeshjes:
“Ndihem i lumtur, tre pikëshi do më lumturonte më shumë, shpresojmë ndeshjen tjetër të rikthehemi sërish me tre pikët.
Është peng rasti me Abalorën, por ishte dhe meritë e portierit. Më mungon goli po shpresoj të rikthehem dhe te goli.
E ndjej veten më mirë tani me këtë detyrë të trajnerit se jam më shumë në kontakt me topin dhe atë dua, që të tregoj çfarë mund të bëj”, u shpreh Tresa.