Drejtori sportiv i Barcelona-s, Deco, ka identifikuar dy mbrojtës krahu të për të forcuar skuadrën në merkaton janarit pas fillimit mbresëlënës të sezonit.
Gjigantët spanjollë kanë fituar 11 nga 12 ndeshjet në kampionat dhe tre nga katër në Champions League që nga fillimi i sezonit 2024-25.
La Blaugrana e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin, duke humbur nga një herë në La Liga dhe Champions League kundër Osasuna dhe Monaco, përkatësisht.
Humbja ndaj Osasuna-s, në veçanti, ekspozoi mungesën e thellësisë në mbrojtje kur Hansi Flick zgjodhi të bënte ndryshime në mbrojtje.
Gazeta spanjolle El Nacional ka raportuar se mbrojtësi i Celta Vigo-s, Oscar Mingueza është një objektiv i skuadrës së Flick për të siguruar karahun e djathtë.
Lojtari spanjoll është produkt i akademisë së klubit dhe mund të merret për 10 milionë euro. Mingueza ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon dhe ka tërhequr edhe vëmendjen e gjigantëve të Premier League, Liverpool.
Raporti nga El Nacional e ka lidhur gjithashtu Barçën me zëvendës-kapitenin e Chelseat, Ben Chilwell, i cili nuk është në planet e trajnerit Maresca.
Barcelona dëshiron që Chilwell të jetë një alternativë për mbrojtësin e ri të majtë Alejandro Balde, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon. Në mënyrë të ngjashme, Mingueza është menduar të sigurojë mbulim për yllin francez Jules Kounde si mbrojtës i djathtë.