Sylvinho u shpreh se nuk ishte momenti, Cristian Shpendi i përgjigjet me gol

Futboll

Sylvinho u shpreh se nuk ishte momenti, Cristian Shpendi i përgjigjet me gol

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 18:17
Pamje nga ndeshja

Cristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë te skuadra e Cesenas. Sulmuesi shqiptar ditën e sotme gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij në fitoren 2-0 ndaj Cittadella së Elham Kastratit.

Shpendi shënoi në minutën e 67-të të takimit me anë të një penalltie. Me këtë gol shqiptari dyfishoi shifrat për Cesenan.

Ndërkohë 21-vjeçari shënoi edhe golin e dytë personal, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Shpendi i përgjigjet në këtë mënyrë Sylvinhos, me këtë të fundit që u shpreh në konferencën për shtyp se ende nuk ishte momenti i tij për ta grumbulluar në Kombëtare.

Kujtojmë se me golin e ditës së sotme shkon në kuotën e 10 realizimeve me Cesenan në këtë sezon. Teksa ka luajtur ën 14 ndeshje në të gjitha garat ku ka marrë pjesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat