Ndeshja e Tiranës sot në Superiore ka mbaruar me rezultatin e thellë 4-0 kundër Bylisit të Nevil Dedes.
Tekniku Gugash magani ka debutuar me sukses në një takim të dominuar nga kryeqytetasit që po përpiqen të dalin nga gjendja e keqe e lënë nga Bledi Shkëmbi.
Tirana fitoi sot fal një paraqitje të mirë të sulmit si Bajrovic e mbi të gjitha nga Zharmuni. “Lojtari i Ndeshjes” në përfundim u shpall Zharmuni, që me 2 golat sot arriti në kuotën e 5 golave në Superiore.
“Faleminderit shumë për këtë vlerësim. Nuk është se trajneri i ri ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe.
Skuadra është po e njëjta, kemi respekt për trajnerin e kaluar. Tekniku nuk pati kohë për ndryshime të mëdha pasi ka vetëm 3 ditë në krye. Ne vazhdojmë të stërvitemi dhe të besojmë.
Është paska e komplikuar frëngjishtja ime? Kemi fituar 4-0 dhe duket sikur kemi bërë super lojë. Në fakt nuk duhet të gënjehemi nga rezultati, pasi nuk mund të them se kjo është ndeshja më e mirë e imja apo edhe e Tiranës.”, u shpreh Lojtari i Ndeshjes Zharmuni.