Kosova e Dusseldorfit nuk ka të ndalur në Landesliga dhe po marshon drejt titullit vjeshtor.
Ky klub shënoi fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj ndaj Cronenberger SC, në takimin e javës së 14-të.
Tre pikë që peshojnë shumë dhe përforcojnë kreun e tabelës.
Pesë vendet e para
1. Kosova 14 10 3 1 42:12 33
2. VfL Jüchen-Garzweiler 14 10 3 1 40:1 33
3. FC Remscheid 14 10 1 3 233:15 31
4. ASV Süchteln 14 8 4 2 36:21 28
5. SG Düsseldorf Unterrath 14 7 2 4 37:24 26
“Skuadra jonë ka arritur një fitore të shëndetshme me rezultat 0:3 në ndeshjen si mysafir ndaj Cronenberger SC. Goli i parë u shënua nga MaxStellmach në minutën e 35’, i ndjekur nga Lejs Zenuni që realizoi në minutën e 66’.
Mbylljen e fitores e bëri Fatlum Ahmeti, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 86’.
Një paraqitje e shkëlqyer nga të gjithë lojtarët, duke treguar një dominim të plotë në fushë.
Gratulime për ekipin dhe trajnerin për këtë fitore të merituar!
Një falënderim i veçantë shkon për tifozët tanë të mrekullueshëm, të cilët na mbështetën pa pushim edhe në këtë ndeshje të jashtme. Pjesëmarrja dhe pasioni juaj janë një burim i pashtershëm energjie për ekipin.
Faleminderit që e bëni këtë ekip edhe më të fortë!”, ka njoftuar FC Kosova.