Pretendentët e Seria A shkarkojnë trajnerin

Futboll

Pretendentët e Seria A shkarkojnë trajnerin

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 20:24
Ivan Juriç

Ivan Juriç është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së Romës, ndërsa vetë klubi e ka zyrtarizuar lajmin me komunikatë.

Trajneri kroat nuk do të vazhdojë në krye të stolit, pas humbjes që Roma mori këtë të diel kundër Bolonjës.

Disfata 2 me 3 në shtëpi nuk është kapërdirë, ndërsa ky sezon nuk po shkon aspak mirë te Roma. Juriç ndërkohë ishte prej dy muajsh në krye të skuadrës, ndërsa fitoi vetëm 3 nga 12 ndeshjet e kampionatit.

Një alternativë e përfolur për të marrë drejtimin është ajo e Mançinit. Mbetet për t’u parë në vazhdim çfarë do ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat