Ndeshja mes Interit dhe Napolit do të jetë shumë e veçantë për dy ish që kanë bërë historinë me fanellën zikaltër. Antonio Konte kthehet si kundërshtat në Milano, nga ku u largua pasi shpalli kampion Interin.
Por për të nuk ka urrejtje, siç ka për Romelu Lukakun, i cili u largua në mënyrën më të keqe të mundshme duke braktisur zikaltrit pas eksperiencës së dytë me fanellën e kësaj skuadre/
Tifozët e Interit nuk e harrojnë lehtë tradhëtinë, ndaj nuk kanë kursyer koret ndaj tij kur vishte fanellën e Romës e aq më pak sonte me atë të Napolit ku në lojë është kreu i klasifikimit.
Para sfidës, ndërsa autobusi i Interit është pritur me duartrokitje jashtë “San Siros”, ai i Napolit është pritur me kore kundër Lukakut. Thirrjet “Lukaku, burrë m***”, shoqëruan hyrjen e napolitanëve në stadiumin ku luhej kryendeshja e javës.