Dhunë nga publiku vendës në lagjën Autokomand të Shkupit, të cilët hyrën në fushë dhe tentuan të sulmojnë lojtarët e Bashkimit.
Për shkak të incidentit, ndeshja mes Skopje-s dhe Bashkimi ishtë e ndërprerë përkohësisht, pasi tifozët vendas kanë hyrë në fushë për të përleshur me futbollistët nga Kumanova, dhe më pas ka ndodhur një rrëmujë e madhe mes futbollistëve të dy skuadrave.
Kjo ndodhi në fund të pjesës së parë, kur rezultati ishte 0-0, dhe ndeshja u vazhdua mes tensioneve të vazhdueshme.
Është për tu habitur se si referi kryesor nuk e ka ndërprerë lojën, por e ka vazhduar pas 20 minutave. Sikur ky incident të kishte ndodhur në Kumanovë, atëherë me siguri kjo ndeshje do të ndërpritej. Do të presim reagimin e KF Bashkimi.
Pas një ndërprerjeje prej njëzet minutash në ndeshje, takimi vazhdoi kurse u fitua nga vendësit me rezultat 2:1.