Skenderbeu sot ka shënuar një fitore të thellë, duke e vërtetuar se janë kampion vjeshtor me plotë meritë në Ligën futbollistike komunale të Tetovës.
Porojasit shënuan fitore me rezultat tenisi prej 6-1 (pjesa e parë 2-0) ndaj Cetinkës në stadiumin e fshatit Poroj, në javën e 9-të, ose të fundit për sezonin vjeshtor.
Golat për vendësit i shënuan: Hekuran Sulejmani, Amir Osmani, Florjan Jonuzi, Qendrim Alili, Arianit Dauti dhe Ferat Rexhepi, kurse Lika nga penalltia për “mysafirët”.
Cetinska u përpoq por nuk ia doli që të ndal ekipin e disponuar të Skenderbeut.
Me këtë fitore, Skënderbeu shpallet kampion vjeshtor me 8 fitore dhe një barazim.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate: Rrufeja-Piroku 0-1, Sharri-Mërgimtari 2-1, Hajduk-Jehona 0-5 dhe Dardania-Besa 1:2.