Reagon Olgun Ajdin, pas turpit që ndodhi kundër Vardarit

Futboll

Reagon Olgun Ajdin, pas turpit që ndodhi kundër Vardarit

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 21:36
Drejtuesit e Shkupit

“Pas turpit të djeshëm, fatkeqësisht pamë edhe një herë që futbolli po tradhtohet dhe se politika po futet në futboll.

Një arbitër “vrasës” për skuadrën tonë, i cili nuk na ka referuar tashmë një vit e gjysmë, del sërish në skenë për të referuar ndeshjen kundër rivalit të madh, Vardarit.

Një gjë të tillë neve si klub e kishim paralajmëruar dhe të njëjtën gjë e kishim kundërshtuar, duke shprehur haptaz problemet që kishim me këtë arbitër.

Mirëpo, i njëjti tashmë ishte caktuar nga lartë, andaj edhe nuk u morrën parasysh aspak kundërshtimet tona lidhur me delegimin e tij.

Që turpi të jetë edhe më i madh, ata që paturpësisht e organizuan gjithë këtë skenar të pistë, ata që bënë që ky arbitër të emërohet me dirigjim të jashtëm, ata që caktuan arbitrin, pas përfundimit të ndeshjes e thërrasin të njëjtin dhe e përgëzojnë për punën e kryer me sukses.”

Ky turp, këto lojra të fëlliqura tashmë i kanë kaluar të gjithë kufijtë, ndaj ju njoftojmë se neve nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë. 

Me këtë rast duam ti njoftojmë të gjithë se unë dhe klubi i futbollit FC Shkupi nuk ekzistojmë më në këtë ligë. Ne nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë, në këtë shit-blerje, dhe se nuk do të thithim të njëjtin ajr me këta të shitur.

Në fakt, unë e thirra menaxherin e ekipit, Emir Shabanin gjatë ndeshjes dhe i thashë që gjatë pjesës së parë: “Hiqeni skuadrën nga fusha, loja është e qartë, çnderimi është i qartë”.

Megjithatë, Emiri në ato momente mendoi se nuk ishte e drejtë që skuadra të tërhiqej.

“Mendoja se nëse do të ndodhte diçka tjetër, ne do ta tërhiqnim ekipin në pjesën e dytë.  Por ishte tepër vonë.  Siç thamë, nuk mund ta tolerojmë më këtë turp, këtë shit-blerje..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat