“Pas turpit të djeshëm, fatkeqësisht pamë edhe një herë që futbolli po tradhtohet dhe se politika po futet në futboll.
Një arbitër “vrasës” për skuadrën tonë, i cili nuk na ka referuar tashmë një vit e gjysmë, del sërish në skenë për të referuar ndeshjen kundër rivalit të madh, Vardarit.
Një gjë të tillë neve si klub e kishim paralajmëruar dhe të njëjtën gjë e kishim kundërshtuar, duke shprehur haptaz problemet që kishim me këtë arbitër.
Mirëpo, i njëjti tashmë ishte caktuar nga lartë, andaj edhe nuk u morrën parasysh aspak kundërshtimet tona lidhur me delegimin e tij.
Që turpi të jetë edhe më i madh, ata që paturpësisht e organizuan gjithë këtë skenar të pistë, ata që bënë që ky arbitër të emërohet me dirigjim të jashtëm, ata që caktuan arbitrin, pas përfundimit të ndeshjes e thërrasin të njëjtin dhe e përgëzojnë për punën e kryer me sukses.”
Ky turp, këto lojra të fëlliqura tashmë i kanë kaluar të gjithë kufijtë, ndaj ju njoftojmë se neve nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë.
Me këtë rast duam ti njoftojmë të gjithë se unë dhe klubi i futbollit FC Shkupi nuk ekzistojmë më në këtë ligë. Ne nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë, në këtë shit-blerje, dhe se nuk do të thithim të njëjtin ajr me këta të shitur.
Në fakt, unë e thirra menaxherin e ekipit, Emir Shabanin gjatë ndeshjes dhe i thashë që gjatë pjesës së parë: “Hiqeni skuadrën nga fusha, loja është e qartë, çnderimi është i qartë”.
Megjithatë, Emiri në ato momente mendoi se nuk ishte e drejtë që skuadra të tërhiqej.
“Mendoja se nëse do të ndodhte diçka tjetër, ne do ta tërhiqnim ekipin në pjesën e dytë. Por ishte tepër vonë. Siç thamë, nuk mund ta tolerojmë më këtë turp, këtë shit-blerje..