Napoli kthehet me pikë të madhe nga Milano duke barazuar me rezultat 1:1 me Interin, në takimin e javës së 12-të në Serie A.
Derbi i madh i Italisë dhuroi emocione deri në sekondat e fundit të ndeshjes.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, asistoi në minutën e 23-të kur McTominay shënoi për epërsinë e Napolit.
Në minutën e 43-të turku Calhanoglu realizoi supergol dhe në këndin e epërn të majtë, 1:1.
Në pjesën e dytë McTominay është shndërruar në figurë tragjike të Interit pasi që humbi penalltinë në minutën e 74-të.
Goditja e tij u ndal nga shtylla.
Rrahmani ka luajtur titullar dhe kontriboi në barazim me asistim në minutën e 23-të.
Napoli kryeson me 26 pikë, duke lënë pas Atalantën me 25, Fiorentinën 25, Interin 25, Lazion 25, Juventusin 24, Milanin 18 pikë etj.