Ruben Amorim do të zbarkojë në Angli këtë të hënë për të marrë drejtimin e Mançester Junajtid, por duket se nuk do të jetë në gjendje që të nisë punën e tij për shkak të procedurave burokratike.
Amorim do të drejtojë Sporting ndaj Braga të dielën në darkë e pastaj udhëtojnë drejt Anglisë për të nisur punën të hënën, edhe pse shumë nga futbollistët e tij do të jene me përfaqësueset përkatëse.
Por megjithatë, ai nuk do të mund të nisë punën në mënyrë aktive, pasi mediat angleze kanë mësuar se klubi nuk ka arritur t’i sigurojë ende lejen e punës që nevojitet për të ushtruar profesionin e tij në Angli.
Procedura burokratike do të zgjatë pak ditë pas mbërritjes së Amorim në Angli, e vetëm atëherë ai do të jetë edhe zyrtarisht trajneri i Mançester Junajtid.