E fton Maqedonia e Veriut dhe më pas Shqipëria U-21

Futboll

E fton Maqedonia e Veriut dhe më pas Shqipëria U-21

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 22:55
Besar Guxhufi

Besar Guxhufi është aktualisht i ftuar nga dy kombëtare U-21 për miqësoret e nëntorit.

Fillimisht ishte Maqedonia e Veriut U-21 që i dërgoi ftesë mesfushorit të Shkupit.

Nga sot është ftuar zyrtarisht për miqësoret e Shqipërisë U-21 ndaj Moldavisë, më 15 dhe 17 nëntor. Pritet që Besar Guxhufi të pranojë ftesën e Alban Bushit.

20-vjeçari luan për Shkupin prej këtij sezoni. Besar Guxhufi me minutat e tij ka rënë në sy ndër të rinjtë e skuadrës.

Kujtojmë se Shqipëria U-21 do të përballet me Moldavinë në takimet miqësore.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut do të gjejë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat