Sociedadi ndal tre pikë të mëdha.
Skuadra e Sociedadit e shtang liderin e kampionatit spanjoll, Barcelonën, duke e mposhtur me rezultat 1:0.
Futbollisti Becker ka realizuar në minutën e 33-të, për fitoren e madhe të skuadrës së tij.
Tre pikë të rëndësishme për Sociedadin.
Barcelona u orvat maksimalisht por pa sukses ndonëse u ndje dukshëm mungesa e Lamine Yamal, për shkak të lëndimit.
Pas javës së 13-të në Kampionatin e Spanjës, Barcelona kryeson me 33 pikë, ka 6 më shumë se Reali në vend të dytë (një ndeshje më pak) dhe Sociedad zë pozitën e 8-të me 18 pikë.