Prishtina ka barazuar në çastet e fundit ndaj Llapit.
Ndeshja përfundoi 1:1, me Blakqorin realizator për vendasit dhe Limanin për mysafirët.
Pas ndeshjes, trajneri Jean-Michel Cavalli foli për takimin përmes faqes zyrtare të klubit.
Jean-Michel Cavalli, tha:“Është e mirë një pikë në këtë moment, por nuk është e mirë në përgjithësi, sepse ne duhet ta fitonim këtë ndeshje.
Nuk e kuptoj përse ishim kaq nervozë, sepse qëndronim më mirë në klasifikim, luajtëm mjaft mirë, por sot ishim shumë nervozë në pasimin e fundit. Vetëm me pasimin e fundit mund ta fitonim ndeshjen, por ky është futbolli.”
Në ndeshjen e ardhshme Prishtina luan ndaj Ballkanit në shtëpi.