Nëna e Edon Zhegrovës thotë se në fillim refuzoi që i biri të shkonte në Belgjikë pa familje

Futboll

Nëna e Edon Zhegrovës thotë se në fillim refuzoi që i biri të shkonte në Belgjikë pa familje

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 08:16
Sanije Zhegrova

Nëna e Edon Zhegrovës, Sanije Zhegrova, ka rrëfyer për periudhën kur djalin e saj po e kërkonin për ekipin Genk të Belgjikës.

Ajo thotë se kishte hezituar që i biri të shkonte atje i vetëm, pa familje.

“Unë insistova i thash jo. Menaxherit i thash nëse doni me marrë Edonin me familje po. Unë krejt jetën ia kam kushtuar Edonit. Kurrë nuk e mendoj, se djali kishte arritur nëse nuk do e kishte pasur përkrahjes tonë, sepse është shumë domethënëse”, u shpreh nëna e 25-vjeçarit.

Ajo tutje tregoi se pasi i biri shkoi atje, fliste në telefon me të, për të motivuar që të vazhdonte rrugën që e kishte nisur.

“Luli (burri) ishte në punë, unë tërë natën merresha me djalin. Ka qenë në kamp, unë tërë natën bisedojsha me video call, i thosha se ata janë njerëz të mirë. Edoni ka lindur në Gjermani, ne kishim kontakte. Nuk ka qenë e lehtë. Familja është çelësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat