Ylli i futbollit, Edon Zhegrova, ka zbuluar shumëçka nga jeta e tij në një reportazh të përgatitur nga Arlind Sadiku.
Ai ka treguar se flet pesë gjuhë siç janë: Shqip, anglisht, frëngjisht, holandisht dhe gjermanisht. Poashtu, futbollisti zbuloi se kur ishte fëmijë, Lionel Messi i ka pëlqyer më së shumti.
Ndër të tjera, Zhegrova zbuloi për KK se ha pasta, dhe se Shqipëria është vendi i preferuar i tij për pushime.
Më tutje, ai ka treguar se momenti më krenar në karrierën e tij është kur ka qenë në Top 5 në Francë dhe ndeshja ndaj Real Madridit.