Fat i kundërt për dy sulmuesit kuqezinj në Europë

Futboll

Fat i kundërt për dy sulmuesit kuqezinj në Europë

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 12:55
Mirlind Daku

Fatin nuk mund ta kesh gjithmonë me vete.

Mirlind Daku padyshim që cilësohet si sulmuesi më I mirë I Rubinit në Premier Ligën e Rusisë, por për fat të keq, ai humbi penalltinë e dytë radhazi.

Sulmuesi I kombëtares gaboi në minutën e 31-të në ndeshjen ndaj Krasnodarit kryesues të kampionatit, kur rezultati ishte 1-1.

Gjithsesi, Daku ishte autor i asistit për golin e avantazhit të ekipit tartar shënuar nga Nikola Çumiç që në 18’.

Krasnodari pati epërsi në lojë e jo më kot është në vendin e parë, me një pikë më shumë sesa kampionia në fuqi e Rusisë, Zenit.

Miqtë barazuan në 53’ me golin e shënuar nga Aleksandër Çernikov.

Daku, ndërkaq, humbi penallti edhe pak ditë më parë, në ndeshjen e javës së kaluar të Premier Ligës ruse që Rubini e barazoi 0-0 në shtëpi me CSKA-në e Moskës.

Gjithsesi, një tjetër sulmues shqiptar ishte me fat.

Kristian Shpendi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë për Çezenën në Serinë B, në fushën e Çitadelës.

Ylli I Shqipërisë U21 ishte protagonist në fitoren 2-0, me disa aksione individuale që nuk u shfrytëzuan siç duhet nga shokët.

Po ashtu, ai shënoi me penallti golin e dytë të Çezenës, e përballë tij ishte portieri i kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati.

Në fund, Shpendit iu anulua një gol me të vërtetë I bukur, pasi u gjykua në pozicion jashtë loje milimetrik gjatë një kundërsulmi.

Sulmuesi është shënuesi më I mirë I Serisë B me 8 gola, dy më shumë sesa Pio Espozito i Specias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat