Në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani e ka mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0.
Goli i sulmuesit, Sunday Adetunji, ka rezultuar vendimtar në përballjen ndaj Malishevës, triumf pas të cilit Ballkani ka rikthyer vendin e parë me 25 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë, raporton KosovaPress.
Pas këtij ballafaqimi, Ballkani ka rrumbullaksuar plot 731 ditë kalendarike, pa u mposhtur në ndeshjet si vendas.
Malisheva nga ana tjetër pas kësaj humbje mbetet në vendin e tretë me 22 pikë.