Prag-ndeshja me Shqipërinë, dëmtimet shqetësojnë Çekinë

Futboll

Prag-ndeshja me Shqipërinë, dëmtimet shqetësojnë Çekinë

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Çekia do të përballet me Shqipërinë pas pak ditësh, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek nuk kishte gati mbrojtësit Ladislav Krejci, Martin Vitik e David Zima dhe mesfushorin Lukas Kalvach.

Situata e dëmtimeve ka shqetësuar jo pak stafin e kësaj përfaqësuesje, në prag të një sfide kaq të rëndësishme.

Trajneri Hasek grumbulloi mbrojtësin Patrizio Stronati dhe mesfushorin Jiri Boula.

Çekia renditet në krye të grupit në Nations League me 7 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat