Çekia do të përballet me Shqipërinë pas pak ditësh, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek nuk kishte gati mbrojtësit Ladislav Krejci, Martin Vitik e David Zima dhe mesfushorin Lukas Kalvach.
Situata e dëmtimeve ka shqetësuar jo pak stafin e kësaj përfaqësuesje, në prag të një sfide kaq të rëndësishme.
Trajneri Hasek grumbulloi mbrojtësin Patrizio Stronati dhe mesfushorin Jiri Boula.
Çekia renditet në krye të grupit në Nations League me 7 pikë të grumbulluara.