Emergjenca e plotë në infermierinë e Real Madrid, me listën e të dëmtuarve që vazhdon të jetë në rritje.
Pas Carvajal, Militao dhe Vázquez, i padisponueshëm është edhe sulmuesi Rodrygo.
Klubi bën me dije se bëhet fjalë për një dëmtim në muskulin rektus abdominis të këmbës së majtë dhe situata e lojtarit do të monitorohet ditë pas dite.
Rodyrgo ka luajtur 11 ndeshje në La Liga këtë sezon, ku ka realizuar edhe 3 gola, ndërsa ka dhuruar edhe një asist.