Një futbollist i Premier League, është bërë subjekt i hetimit nga ana e autoriteteve angleze.
Ai javën e kaluar u mor në pyetje si i dyshuar për përdhunim, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Futbollisti rreth moshës 30-vjeçare, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur thuhet se ka kryer shkelje të shumta seksuale.
I njëjti dyshohet se ka dhunuar dy gra, e po ashtu ka kryer edhe një vepër tjetër seksuale ndaj një gruaje të tretë, transmeton Klankosova.tv
Hetimet ndaj tij po vazhdojnë.