“Do ta votoja Carvajalin para Viniciusit për Topin e Artë”

Futboll

“Do ta votoja Carvajalin para Viniciusit për Topin e Artë”

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 10:12
Rodri

Futbollisti spanjoll, Rodri e ka “goditur” rivalin e tij kryesor për Topin e Artë, Vinicius Junior.

Mesfushori i Manchester Cityt e fitoi trofeun e çmueshëm individual duke e befasuar shumëkënd pasi favorit, dorën në zemër, deri në fitën e fundit të ndarjes së këtij çmimi, konsiderohej sulmuesi i Real Madridit.

E tash, përfaqësuesi spanjoll ia bëri një tjetër “thumb” Viniciusit, i cili përfundoi si i dyti në garën për Topin e Artë.

“Do ta votoja Dani Carvajalin si të dytin për Topin e Artë… dhe Vinicius Jr si të tretin”, deklaroi fillimisht Rodri për “Partidazocope”.

Ai foli edhe për periudhën e rehabilitimit pas lëndimit të rëndë që e pësoi, pas së cilit u tha se ylli i Euro 2024 e ka humbur komplet këtë sezon.

“Unë ndiej se mund të rikthehem qysh këtë sezon, po. Është e mundshme dhe kjo mund të ndodh.”

“UNë mund të shërohem tash, nuk kam presion. Është e rëndësishme që të shërohem në mënyrën më të mirë. SIdoqoftë, sezoni është i gjatë, do të jetë më pas edhe Botërori i Klubeve. Unë mund t’ia dal.”.

Rodri ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë në edicionet e fundit dhe njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Manchester Cityt.

Bile, qysh prej lëndimit të tij, “Citizens” kishin rënie të formës dhe i kanë pësuar katër humbje radhazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat