Kombëtarja U-21 me një talent të ri

Futboll

Kombëtarja U-21 me një talent të ri

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 11:38
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja shqiptare U-21 nisi zyrtarisht pasditen e së hënës përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë.

Një pjesë e lojtarëve të bashkuar në grumbullim u stërvitën me Kombëtaren A në stadiumin “Air Albania“, ndërsa grupi pritet të jetë i plotë në seancën e radhës stërvitore.

Departamenti i Komunikimit pranë FSHF-së bën me dije se trajneri i Shpresave, Alban Bushi ka vendosur që të thërrasë edhe Dario Dakën në grumbullim. Futbollisti i Lecce-s do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të përgatitet për dy ndeshjet miqësore me të njëjtin kundërshtar.

20 vjeçari luan në Primavera tek Lecce U-19 dhe është mjaft i talentuar. Daka ka moshën 20 vjeç, i datëlindjes 2004 dhe përfaqëson të rinjtë e skuadrës së Ramadanit e Berishës, "yjeve" shqiptar të jugut të Italisë.

Shqipëria U-21 do të luajë takimin e parë ndaj Moldavisë më 15 nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat