Çfarë po ngjan me Asllanin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Asllanin?

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 11:41
Kristjan Asllani

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin ditën e djshme..

Madje dje është kryer dhe seanca e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho.

Ky i fundit e pati të vështirë pasi u bënë 3 ndryshime në listë.

Por një tjetër rast që shfaq alarm është ai i Kristjan Asllanit.

Në një foto të publikuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale, ngrihet dhe shqetësimi.

Asllani shfaqe në foto me këmbë të fashuar. Edhe pse ende nuk ka ndonjë informacion nëse mesfushori i Interit ka probleme apo jo, kujtojmë që ai u rikthye me zikaltërit vetëm të mërkuën e shkuar.

Megjithatë, 22-vjeçari është ende në grumbullim me ekipin Kombëtar. Pritet të shihet nëse gjendja e tij është optimale dhe nëse nuk rrezikon sfidat e nëntorit në Nations League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat