Gjyqtarët e Kosovës caktohen për t’i drejtuar ndeshjet e Kombëtareve

Futboll

Gjyqtarët e Kosovës caktohen për t’i drejtuar ndeshjet e Kombëtareve

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 11:44
Gjyqtarët e Kosovës

Gjyqtarët e Kosovës gjithnjë e më shumë po janë prezentë në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare.

Disa prej tyre janë deleguar nga UEFA për kompeticione e ndryshme të ndeshjeve të këtij muaji,.

Gjyqtari Mervan Bejtullahu dhe asistenti Edmond Zeqiri do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet mes Gjeorgjisë me Suedinë nesër mbrëma, pastaj në sfidën mes Norvegjisë e Gjeorgjisë më 16 nëntor dhe në takimin ndërmjet Suedisë e Norvegjisë, më 19 nëntor, në kuadër të Evropianit U-19.

E gjyqtari Visar Kastrati dhe asistenti Fatlum Berisha do ta ndajnë drejtësinë në “UEFA REGIONS’ CUP”.

Ata do të referojnë në ndeshjet San Marino – Hungaria (13 nëntor), Stambolli – San Marino (16 nëntor) dhe Hungaria – Stambolli (19 nëntor).

Ndërkaq, gjyqtari Alvan Shala dhe asistenti Drilon Rexhepi do ta ndajnë drejtësinë në “UEFA UNDER-19 Championship”.

Më saktësisht, ata do të referojnë në ndeshjet Spanja – Ishujt Faroe (13 nëntor), Austria – Ishujt Faroe (16 nëntor) dhe Austria – Spanja (19 nëntor)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat