Futbollisti ekuadorian, Marco Angulo ka vdekur tragjikisht në moshën 22 vjeçare.
Ai ishte i përfshirë në një aksident trafiku në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito më 7 tetor, ndërsa më pas u shtrua në spital.
Derisa ishte në spital ai iu nënshtrua një operimi, pas dëmtimeve të rënda që i kishte pësuar në kokë.
Angulo kishte pësuar gjithashtu edhe kontuzion të mishkërive, që e kërkonte vendosjen e një tubi në gjoks.
Sidoqoftë, 35 ditë pas aksidentit, më 11 nëntor, u konfirmua vdekja e Angulos shkaku i dëmtimeve të rënda.
Angulo ishte përfaqësues akuadorian, ndërsa bota e futbollit po i ngushëllon familjen dhe miqtë.