Muhamed Sejdini, kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut pritet të largohet nga posti i tij, menjëherë pas përfundimit të dy ndeshjeve të Maqedonisë së Veriut kundër Letonisë (14 nëntor) dhe Ishujve Faroe (17 nëntor).
Burimet e Open-TV kanë bërë me dije se, ai vendimin e tij do ta shpalos para Këshillit Drejtues të FFM-së.
Kreu i FFM-së gjatë kësaj periudhe humbi besimin e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, anëtarëve të Këshillit Drejtues, të cilët deri në këtë moment i qëndruan besnik, por papritur ia kthyen shpinën!
Ndryshe, mandati i tij përfundon në pranverën e vitit 2025.
Kujtojmë që, Muamed Sejdini ishte bërë president në korrik të 2018-ës, pas dorëheqjes së Ilço Gjorgjievskit. Gjatë mandatit të tij përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut për herë të parë mori pjesë në një kampionat evropian (2020).