Por sipas fjalëve të tij, “suksesi më i madh” i Murinjos ishte triumfi i tij në Ligën e Kampionëve me Interin, i cili ngriti çmimin më të madh të futbollit evropian me lojtarë si Diego Milito,Havier Zaneti dhe Uesli Snajder.
Ky i fundit më vonë do të renditej i katërti në garën e “Topit të Artë 2010 “, një vendim që ai e ka përshkruar si “të padrejtë” pas sezonit të përkryer, ndërsa sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o doli i 12-ti me vetëm 1.37% të votave. Kamerunasi Eto kurrë nuk iu afrua fitimit të trofeut prestigjioz, por Murinjo është i bindur se duhet ta kishte fituar atë gjatë karrierës së tij.
“Është e vështirë të kuptosh se si Samuel Eto’o nuk e fitoi kurrë Topin e Artë me karrierën mbresëlënëse që pati”, ka thënë fillimisht Murinjo në një intervistë për “Radio Cameroon”.
“Samuel luajti për skuadrat më të mira në ligat më të mira në botë. Ai shënoi një numër të jashtëzakonshëm golash dhe ishte i suksesshëm në liga të ndryshme.Ai luajti tre finale të Ligës së Kampionëve, duke fituar dy me Barcelonën dhe duke shënuar në të dyja finalet.
Ai gjithashtu fitoi një Ligë të Kampionëve me Interin dhe fitoi shumë tituj lige. Ai ishte sulmuesi më i mirë në botë për disa vite dhe mendoj se ai e meritonte një Top të Artë, por këto janë gjëra jashtë kontrollit tonë”, përfundoi portugezi.