Përballja me Rumaninë do të jetë vendimtarë për Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përgatitjet e “Dardanëve” për këtë ballafaqim nisën të hënën me stërvitjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” po përgatiten me përkushtim e entuziazëm për dy sfidat e ardhshme kundër Rumanisë dhe Lituanisë në UEFA Nations League, derisa sot janë stërvitur në kampion nacional në Hajvali.
Me Rumaninë Kosova përballet më 15 nëntor në Bukuresht, kurse më 18 nëntor me Lituaninë në Prishtinë.