Roma vazhdon “gjuetinë” për trajnerin e ri

Futboll

Roma vazhdon “gjuetinë” për trajnerin e ri

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 13:56
Vincenzo Montella

Lakimi i emrave të trajnerëve për stolin e Romës vazhdon dy ditë pas vendimit të “Friedkins” për ta shkarkuar Ivan Juriq. Kjo ndodhi pak minuta pas fishkëllimës së fundit të Roma-Bologna 2-3.

Një nga kandidatët e fortë për momentin është Vincenzo Montella, trajneri aktual i Turqisë. “Corriere dello Sport” në versionin e saj online konfirmon se në kontratën mes “aeroplanit” dhe federatës turke ka një klauzolë që do t’i lejonte atij të lirohej përkundrejt kompensimit financiar sa 6 muaj të pagës.

Pas humbjes ndaj Bologna, drejtori sportiv Ghisolfi shprehu mendimin e tij për zgjedhjen e trajnerit të ri, në konferencën për shtyp: “Ne po shikojmë drejt së ardhmes, por tani duhet të kemi qetësinë e duhur për të bërë zgjedhje të qarta”.

Me atë rast, pasi ndeshja u humb 3-2 në shtëpi, Ivan Juric u shkarkua me këtë deklaratë:

“Duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit. Ai menaxhoi një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë i jemi mirënjohës. Kërkimi për një drejtues të ri teknik të fushës tashmë ka filluar dhe do të shpallet në ditët në vijim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat