Miura nuk njeh moshë

Futboll

Miura nuk njeh moshë

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 14:00
Kazuyoshi Miura

Ish-sulmuesi i Genoas dhe legjenda e futbollit japonez, Kazuyoshi Miura, ka njoftuar se synon të luajë sërish sezonin e ardhshëm për klubin e tij aktual japonez.

Në pamje të parë duket një lajm i zakonshëm, por duhet theksuar se Miura sezonin e ardhshëm do të mbushë 58 vjeç, dhe do të luajë sezonin e 40-të në futbollin profesionist.

Miura është disa breza më i vjetër se shokët e tij të skuadrës dhe bashkëkohësit e tij dolën në pension dekada më parë.

I njohur si “King Kazu”, agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi se ai do të kthehet në klubin e kategorisë së katërt Suzuka sezonin e ardhshëm. Miura fitoi çmimin MVP (Lojtari më i mirë i sezonit) në vitin 1993 në sezonin e parë të J-League në Japoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat