Cristiano Ronaldo e ka marrë çmimin e radhës në karrierë.
Portugalia në fakt e ka nderuar legjendën e saj me çmimin e karrierës me këtë Kombëtare.
39 vjeçari e ka fituar titullin e kampionit të Evropës me portugezët, ndërsa ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm qe afro dy dekada.
Futbollisti i Al-Nassr e bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shfaqi gëzimin dhe lumturinë që e mori këtë çmim special.
“Jam krenar që e marr këtë çmim për karrierën time me Kombëtaren.
Ka ende shumë për të arritur! Faleminderit, Portugali”, shkroi ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit.
“Unë dua ta bëj më të mirën time dhe të shohim se deri ku mund të arrij.
Unë jam këtu për ta përfaqësuar Portugalinë dhe nuk ka diçka më të mirë se kjo. Unë e shijoj kohën kur luaj për Kombëtaren, koha po fluturon.
Nuk ka asgjë më të mirë sesa ta përfaqësosh vendin tënd dhe kulturën tënde”, vazhdoi “CR7”.
Ronaldo synon të luajë me Portugalinë edhe në Kupën e Botës 2026.